Politike

"Ndërveprimin i domosdoshëm me aleatët tanë!" Ministri Vengu takim me Kurtin në Kosovë: Theksi i diskutimeve, forcimi i bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes

Vengu ka shtuar se investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive.

30 Gusht 2024, 10:37 Nga M.B
"Ndërveprimin i domosdoshëm me aleatët tanë!"
Pirri Vengu dhe Albin Kurti

KOSOVA- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu është pritur në një takim në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vengu thotë se kanë diskutuar për "urat" që lidhin dy vendet.

Sipas tij, në diskutim është vendosur theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Vengu ka shtuar se investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive.

"Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët. Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive", shkruan Vengu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pirro Vengu (@pirrovengu)

pirri vengu dhe albin kurti

Sondazh

Poll