Politike

"Do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar!" Vjeshta nis me me mbledhje, kabineti qeveritar në Dajt më 1 shtator

Takimi do të zhvillohet me pjesëmarrjen e ministrave, drejtuesve të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve.

29 Gusht 2024, 19:15 Nga M.B
"Do të shërbejë për analizën e progresit dhe
Edi Rama

TIRANA- Vjeshta do të nisë me mbledhje në Dajt për kabinetin qeveritar. Mësohet se më 1 Shtator, kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin e tij për të shqyrtuar punën e deritanishme dhe për të vendosur objektivat për muajt në vazhdim.

Takimi do të zhvillohet me pjesëmarrjen e ministrave, drejtuesve të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve. Paraprakisht mësohet gjithashtu se mbledhja do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.

Në mbledhjen e qeverisë, pritet të bëhet analizë e Progresit dhe Strategjive dhe pritet gjithashtu që të bëhet plani për vitin zgjedhor.

edi rama

Sondazh

Poll