Politike

Protestat para Bashkisë së Tiranës, Berisha: Po përcillet mesazhi i madh tek shqiptarët se shpresa në këtë vend nuk vdes kurrë

Ai shtoi se kjo protestë do të mbetet frymëzim për qendresën e çdo shqiptari.

29 Gusht 2024, 20:48 Nga M.B
Protestat para Bashkisë së Tiranës, Berisha: Po përcillet
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur në nisje të fjalës së tij protestuesit të cilët marin pjesë në tubimet para Bashkisë së Tiranës. Berisha tha se ata me guximin e tyre përcjellin mesazhin se shpresa në këtë vend nuk vdes kurrë. Ai shtoi se kjo protestë do të mbetet frymëzim për qendresën e çdo shqiptari.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma, dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, ju misionarëve dhe misionareve të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar. Ju guximtareve dhe guximtarëve që me qendrimin tuaj përcillni mesazhin e madh tek shqiptarët, se shpresa në këtë vend nuk vdes kurrë.

Ju që me guximin tuaj përcillni tek shqiptarët se në asnjë kohë, asnjë rrethanë guximi i shqiptarëve nuk soset kurrë. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë që përcjellin nga ‘Rruga e Shpresës’ të vërtetat e mëdha që fsheh dhe censuron regjimi i narkoshtetit shqiptar, diktatura e bandave, e Edi Ramës, aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Kjo protestë është dhe do të mbetet frymëzim për qendresën e çdo shqiptari. Është dhe do të mbetet dëshmi e vendimit për të mos u dorëzuar kurrë. E vendimit për të vazhduar betejën gjer në fitore. Ndaj edhe unë në emër tuaj përshëndes sonte të gjithë ata misionare e misionarë që protestuan para Bashkisë së Tiranës kundër njërit prej figurave më të korruptuara, më të shpërfytyruara të politikës dhe bashkisë të të gjitha kohërave, Erion Veliaj.

Përshëndes protestuesit e Thumanës për qendresën e tyre të pamposhtur ndaj ndëshkimit amoral, antikushtetues, antiligjor që regjimi i narkoshtetit iu bëri me rrugën e ndërtuar, kundër diskriminimit që iu bëri qytetarëve më të varfër në Europë me taksën e re.

sali berisha

Sondazh

Poll