Sport

Derbi i kryeqytetit/ Publikohen formacionet zyrtare, ja si rreshtohen Tirana e Partizani

13 Dhjetor 2019, 17:21 Nga DOSJA
Derbi i kryeqytetit/ Publikohen formacionet zyrtare, ja si rreshtohen Tirana e

TIRANË- Partizani dhe Tirana do të zbresin sot në fushë përballë njëra-tjetrës për herë të 155-të. Në stadiumin “Air Albania”, në prani të gati 19 mijë tifovëze të dyja skuadrat do kërkojnë fitoren.

Partizani në këtë ndeshje vjen i motivuar pas humbjes me Bylisin, pasi kërkon që të vijojë kryesimin e kampionatit, ndërsa Tirana po kalon një krizë të thellë, pas largimit të trajnerit Julian Ahmataj.

Trajnerët Franko Lerda dhe Emanuel Egbo kanë hedhur në fushë 11 lojtarët që mendojnë se do japin maksimumin dhe tashmë pritet vetëm fishkëllima nga arbitri për fillimin e ndeshjes.

PARTIZANI: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Idrizi, Trashi, Romero, Hyseni, Melo, Bardhi, Solomon.

Trajner: Franko Lerda.

TIRANA: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Doka, Celhaka, Batha, Halili, Kobina, Torasa, Ngo.

Trajner: Emuanuel Egbo.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport air albania derbi i kryeqytetit derbi tirana-partizani air albania derbi i kryeqytetit derbi tirana-partizani

Sondazh

Poll