Sport

Një “gjigand” shqiptar për sulmin e Tottenham, Mourinho nis ofensivën për të marrë shërbimet e tij

12 Dhjetor 2019, 16:38 Nga DOSJA
Një “gjigand” shqiptar për sulmin e Tottenham, Mourinho

ANGLI- Tabloidi anglez “The Sun”, shkruan se Tottenham ka shprehur interesim për futbollistin kosovar të Fenerbahces,Vedat Muriqi. Sulmuesi po përjeton një moment mjaft të mirë, pasi ne Superligen turke ka shënuar 10 gola në 14 ndeshje të zhvilluara.

Tottenham nuk është e vetmja skuadër që interesohet për futbollistin, pasi Manchester United dhe Bournemouth po monitorojnë nga afër situatën e lojtarit. Tekniku i Spursave Jose Mourinho kishte dërguar në Turqi, stafin e tij për të parë më nga afër sulmuesin,në ndeshjen Fenerbahce-Genclerbirligi, takim që përfundoi me shifrat 5-2 ku Muriqi shënoi dy golat e sfidës.

Tani portugezi është i bindur në cilësitë e sulmuesit kosovar, por fillimisht duhet bindur klubi i Fenerbahces që nuk e lëshon “gjigandin” pa derdhur në arkat e tyre 18 milionë paund.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport jose murinho tottenham vedat murici jose murinho tottenham vedat murici

Sondazh

Poll