Sport

FOTO/ Vetëm pak orë sa dolën në treg, ja sa bileta janë shitur për derbin e kryeqytetit!

12 Dhjetor 2019, 14:33 Nga DOSJA
FOTO/ Vetëm pak orë sa dolën në treg, ja sa bileta janë

TIRANË– Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, është një nga ndeshjet më të “nxehta”. Stadiumi i ri “Air Albania”, do të presë për herë të parë një ndeshje të Kategorisë Superiore. Sot biletat kanë dalë në shitje, në faqen zyrtare klubi i Partizanit tregon se sa bileta janë shitur deri më tani.

Klubi i kuq ka njoftuar se në 4 orët e para pas daljes së biletave, janë shitur plot 7 mijë të tilla. Partizani i bën thirrje tifozëve që të nxitojnë për të marrë një biletë. Kur duhen pak më shumë se 24 orë për të nisur derbi, duket se stadiumi i ri do të presë një numër të madh tifozësh.

Takimi mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet ditën e premte duke filluar nga ora 19:00, përballje kjo e vlefshme për javën e e 15-të, të Kategorisë Superiore.

E.Ç /DOSJA.AL

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ndeshja partizani-tirana ndeshja partizani-tirana

Sondazh

Poll