Sport

Anglia “pushton” Europën dhe lë në hije Spanjën

13 Dhjetor 2019, 09:44 Nga DOSJA
Anglia “pushton” Europën dhe lë në hije Spanjën

ANGLI- Nuk ndodhte prej vitesh që anglezët të përfaqësoheshin në skenën europiane me 7 skuadra në dy kompeticionet më të rëndësishme

Anglia po konfirmon momentin e saj të mirë në futbollin europian. Ishullorët kërkojnë të regjistrojnë suksese të mëdha këtë sezon në Ligën e Kampioneve dhe Europa League. Për herë të parë që prej vitit 2009, kampionati anglez përfaqësohet me plot 7 skuadra.

Liverpool, Manchester City, Tottenham dhe Chelsea përfaqësojnë me krenari Anglinë në Champions League,ndërsa Manchester United Arsenal dhe Wolves mbyllin 7 ekipet që mbajnë flamurin anglez në fazën eleminatore të Europa League.

Një tregues i qartë se futbolli anglez po rikthehet dominues në Europë, ku vitet e fundit jemi mësuar të shohim në “çatinë” e futbollit europian skuadrat spanjolle.

E.Ç/ DOSJA.AL

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport anglia europa league liga e kampioneve spanje anglia europa league liga e kampioneve spanje

Sondazh

Poll