Sport

VIDEO/ Kualifikim historik, Atalanta dhe Gjimshiti priten si heronj

12 Dhjetor 2019, 17:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Kualifikim historik, Atalanta dhe Gjimshiti priten si heronj

ITALI- Atalanta mund të konsiderohet një histori suksesi në Ligën e Kampioneve. Ekipi bergamask u kualifikua mes 16 ekipeve më të mira të këtij kompeticioni. Suksesi ndaj Shakhtarit me shifrat 0-3 bëri që ekipi italian të kalonte në raundin tjetër.

Pikërisht kjo arritje, solli dhe gëzimin e madh të tifozëve të Atalantës, të cilët pas përfundimit të ndeshjes shpërthyen në festë. Spektakolare ka qenë pritja e tyre, teksa në momentin kur autobuzi me lojtarë hyri në qytetin e Bergamos, tifozët nderuan me flakadanë heronjtë e tyre.

Në autobuz ishte dhe mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti i cili është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës italiane.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport berat gjimshiti champions league kualifikohet atalanta berat gjimshiti champions league kualifikohet atalanta

Sondazh

Poll