Sport

U përfol për të kaluar në stolin e Gjermanisë, Liverpool vendos për të ardhmen e Kloop

13 Dhjetor 2019, 13:03 Nga DOSJA
U përfol për të kaluar në stolin e Gjermanisë,

LIVERPOOL- Nuk ka më asnjë dyshim, Jurgen Kloop dhe Liverpool do të vazhdojnë eksperiencën e tyre edhe për 5 sezone të tjera. 52 vjeçari firmosi një kontratë të re deri në vitin 2024. Kontrata e teknikut gjerman përfundonte në vitin 2022, por falë sukseseve klubi kërkonte me patjetër të mbante edhe për disa vite ish-trajnerin e Dortmund.

Sezonin e kaluar Jurgen Kloop risolli në Angli trofeun e Ligës së Kampioneve, gjë që mungonte prej 2005-ës.Ndërkohë këtë vit Liverpool mund të thyejë e një tjetër tabu. Redsat janë shkëptur në Premier League nga rivali kryesor Manchester City, me një diferencë prej 14 pikësh, trofe që i mungon ekipit që prej vitit 1990.

Nëse Kloop respekton kontratën e tij deri në fund, atëherë ai do të bëhej tekniku më jetëgjatë në krye të Liverpool.

Burimi: Theguardian 

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport jurgen kloop liverpool premier league jurgen kloop liverpool premier league

Sondazh

Poll