Sport

Europa League/ Arsenal dhe Baseli i Xhakës tregojnë forcën dhe kualifikohen.Lazio harron të fitojë, ja rezultatet e orës 1

12 Dhjetor 2019, 20:57 Nga DOSJA
Europa League/ Arsenal dhe Baseli i Xhakës tregojnë forcën dhe

Në orën 18:55 u luajtën 12 sfidat e para të vlefshme për grupet e Europa League. Këto ishin ndeshjet ndeshjet e fundit për sa i përket  fazës së grupeve.

Në Grupin A u kualifikuan Apoel dhe Sevilla, spanjollët u mundën në Qipro 1-0, por ky rezultat nuk është se prishi hierarkitë e renditjes.

Në Grupin B avancuan më tej Malmo dhe Copenhagen, duke nxjerr jashtë loje Dynamon e Kievit që barazoi brenda në shtëpi me Luganon me shifrat 1-1.

 

Në Grupin C,Baseli e mbylli si kokë grupi me 13 pikë të grumbulluara,ekipi ku luan Xhaka mundi Trabzanspor 2-0, ndërsa Getafe mundi Krasnodar 3-0 për të vazhduat më tej.

Në Grupin D,Lask Linz fiton 3-0 ndaj Sporting Lisbon duke i rrëmbyer vendin e parë, edhe pse u mundën portugezët u kualifikuan për në raundin tjetër, pasi Psv zhgënjeu me një barazim 1-1 ndaj Rosenborg.

Në Grupin E, Lazio mundet sërish, kesaj here nga Rennes 2-0, italianët tashmë jane jashtë kompeticionit, pasi në këte grup kanë avancuar më tej Celtic dhe rumunët e Cluj.

(E.Ç/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal dhe basel kualifikohen europa league rezultatet e europa league arsenal dhe basel kualifikohen europa league rezultatet e europa league

Sondazh

Poll