Sport

Jean Tod, ish-drejtuesi i Ferrarit zbarkon në Shqipëri (FOTO)

13 Dhjetor 2019, 13:59 Nga DOSJA

TIRANË- Presidenti i Federatës Botërore të Automobilizmit Jean Tod ka qenë i pranishëm sot në Tiranë. 73-vjeçari ditën e sotme pati një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, me të cilin diskutoi temat që lidhen me sigurinë rrugore.

Tod njihet nga të gjithë si drejtuesi më i suksesshëm i Ferrarit në Formula 1. Nga viti 1993-2008, Tod ishte pjesë e pandarë e “kokëkuqes” me të cilin ai fitoi disa trofe si drejtues i skudrës së Ferrarit.

Të shtunën në ora 10:00,francezi do të jetë në konferencë për shtyp përpara gazetarëve shqiptarë. Tod do të jetë i pranishëm gjithashtu në ndarjen e çmimeve në disa disiplina të automobilizmit.

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport jean tod schumacher jean tod schumacher

Sondazh

Poll