Sport

FOTO/ Po shkëlqen në Spanjë, lojtari shqiptar zgjidhet në formacionin e javës

12 Dhjetor 2019, 12:38 Nga DOSJA

SPANJË- Këtë javë skuadra e Malagës mori një fitore me shifrat 2-0 ndaj Tenerifes,përballje kjo e vlefshme për javën e 19-të të Segunda Division në Spanjë. Dy golat u shënuan nga futbollisti shqiptar Armando Sadiku, që po kalon një moment brilant me ekipin andaluzian.

Sulmuesi elbasanas po bën emër në Spanjë, tifozët e Malagës, po e duartrokasin në çdo ndeshje pas asaj që po tregon me fanelën e kësaj skuadre. 28 vjeçari së fundmi është përzgjedhur në 11-en më të mirë të javës, votimet janë bërë në faqen zyrtare të La Liga 2.

Një arritje më vete për Sadikun duke llogaritur se janë emra shumë të njohur në repartin e sulmit. Në 14 ndeshje të zhvilluara Sadiku ka shënuar 6 gola.

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport lojtari shqiptar sadiku tifozët e malagës lojtari shqiptar sadiku tifozët e malagës

Sondazh

Poll