Sport

VIDEO/ Al Nassr nuk fiton, Cristiano Ronaldo “inatin” dhe ia nxjerr arbitrit

Videot që qarkullojnë në internet tregojnë gjithë zemërimin dhe zhgënjimin e një lojtari që shpresonte ta mbyllte karrierën me triumfe të tjera dhe që rrezikon të mbetet duarbosh.

23 Gusht 2024, 18:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Al Nassr nuk fiton, Cristiano Ronaldo “inatin” dhe ia nxjerr

ARABIA SAUDITE - Tre gola në tre ndeshje të sezonit, por ende asnjë fitore. Jeta është e vështirë për Cristiano në Arabinë Saudite: kampioni portugez nuk ishte në gjendje ta çonte Al Nasr në një dimension tjetër, pavarësisht numrave të tij të mahnitshëm.

Dje, falë një goditjeje me kokë nga krosimi i Sadio Mané, mbërriti goli i 50-të i ligës, numri 898 i karrierës së tij, por ky nuk mjaftoi për të mposhtur modestët e Al Raed në ndeshjen e ditës së parë të Ligës Saudite Pro.

Si të mos mjaftonte kjo, Ronaldo ishte protagonist i disa “skenave” proteste për disa vendime të arbitrit: ndërkohë që iu anulua edhe një gol për pozicion milimetrik jashtë loje, dhe më pas nuk u akordua penallti për gjoja prekje të topit me dorë në zonë.

Videot që qarkullojnë në internet tregojnë gjithë zemërimin dhe zhgënjimin e një lojtari që shpresonte ta mbyllte karrierën me triumfe të tjera dhe që rrezikon të mbetet duarbosh.

Në fund të ndeshjes, trajneri Castro komentoi dy episodet: "Kam filluar të luaj futboll kur isha 11 vjeç, por këtu pashë gjëra vërtet të çuditshme. Goli i Ronaldos u anulua gabimisht dhe pati një penallti që nuk u akordua. Futbolli është i padrejtë: ne dominuam totalisht, bëmë 100 sulme dhe goditëm 13 kënde. Nuk dorëzohem dhe besoj se mund ta fitojmë kampionatin, premtoj se do të punojmë shumë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll