Sport

Chelsea nis planin e kursimeve, gati shitja që i sjell 55 milionë euro plus në vit!

Blutë kanë listuar së fundmi Sterling dhe Chilwell në listën e transferimeve, me Enzo Maresca që pranoi publikisht se të dy lojtarët nuk janë në planet e tij.

21 Gusht 2024, 16:37 Nga DOSJA
Chelsea nis planin e kursimeve, gati shitja që i sjell 55 milionë euro

ANGLI - Chelsea po përpiqet të heqë qafe disa lojtarë, mes tyre ata që kanë rroga më të larta, si Romelu Lukaku, Raheem Sterling dhe Ben Chilwell. Blutë kanë listuar së fundmi Sterling dhe Chilwell në listën e transferimeve, me Enzo Maresca që pranoi publikisht se të dy lojtarët nuk janë në planet e tij.

Belgun është në prag të kalimit te Napoli, por ende po punohet për detajet mes klubeve. Sterling dhe Lukaku fitojnë nga 410 mijë euro në javë secili, ndërsa Chilwell merr 235 mijë euro në javë. Së bashku fitojnë mbi 1 milion euro në javë, ose 55 milionë euro në vit. Një shumë e madhe që do të kursente Chelsea në paga nëse shesin treshen e njohur.

Blutë raportohet se janë në negociata me Victor Osimhen. Nigeriani nuk dëshiron të ulë pagën e tij prej 250 mijë euro në javë nëse do të largohet nga Napoli, gjë që është përmendur si arsyeja pse Chelsea nuk mund ta përballojë aktualisht transferimin e tij.

Por teorikisht, nëse do të largoheshin Sterling, Lukaku dhe Chilwell, do të lironin shumë hapësirë ​​pagash që mund t’i jepnin Osimhenit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll