Sport

ZYRTARE/ Chelsea godet, Joao Felix vjen nga Atletico dhe nënshkruan për 7 vjet!

Portugezi ka nënshkruar kontratën e re me Blutë, e cila përfundon më 30 qershor 2031.

21 Gusht 2024, 15:30 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Chelsea godet, Joao Felix vjen nga Atletico dhe nënshkruan

ANGLI - Tani është zyrtare: Joao Felix largohet nga Atletico Madrid dhe bashkohet me Chelsea përgjithmonë.

Playmakeri portugez, në qendër të një historie të gjatë transferimi, më në fund ka nënshkruar kontratën e re me Blutë, e cila përfundon më 30 qershor 2031. Më poshtë është njoftimi zyrtar për shtyp nga klubi anglez:

"Chelsea është i kënaqur të njoftojë blerjen e përhershme të Joao Felix nga Atletico Madrid. Joao, një sulmues i njohur për kombëtaren portugeze, ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare në Stamford Bridge dhe në ditët e ardhshme, ai do t'i bashkohet ekipit të tij të ri dhe shokëve për seancat stërvitore”, thuhet në shënimin e publikuar në faqen zyrtare të Bluve.

Më poshtë është imazhi i parë në blu i publikuar në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Gusht 2024, 13:20

Benzema kërkon Manen te Al-Ittihad…

ARABIA SAUDITE - Al-Ittihad po planifikon të marrë yllin e Al-Nassr, senegalezin Sadio Mane, me kërkesë të Karim Benzema. Sipas mediav...