Sport

Shkëlqejnë shqiptarët e Championsit League...

Arbër Hoxha (Dinamos Zagreb) dhe Edon Zhegrova (Lille) shumë pranë kalimit në fazën e grupe të Champions League

21 Gusht 2024, 14:00 Nga DOSJA
Shkëlqejnë shqiptarët e Championsit League...

ZVICER - Faza e ndeshjeve në grupe të Champions League 2024-2025 është vetëm 90’ larg për Dinamon e Zagrepit të Arbër Hoxhës dhe Lilës së Edon Zhegrovës.

Skuadra kroate ka fituar mbrëmë 3-0 ndaj ekipit të Karabag dhe shkon në takimin e kthimit me avantazh të konsiderueshëm golash.

Në këtë takim Arbër Hoxha ishte titullar dhe luajti plot 63 minuta, duke ndihmuar ekipin e Jakiroviç që të prenotojë një vend mes më të mirave të Europës.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe fantazistin e kosovar të Lilës, Edon Zhegrova. Ky i fundit ishte autor i njërit prej dy golave të shënuar nga skuadra franceze në ndeshjen e parë me çekët e Slavias së Pragës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Gusht 2024, 13:20

Benzema kërkon Manen te Al-Ittihad…

ARABIA SAUDITE - Al-Ittihad po planifikon të marrë yllin e Al-Nassr, senegalezin Sadio Mane, me kërkesë të Karim Benzema. Sipas mediav...