Sport

Barcelona “prezanton” Camp Nou e ri…

Stadiumi i ri do të kushtojë 1.5 miliardë euro dhe pritet të jetë funksional në fund të vitit

21 Gusht 2024, 14:30 Nga DOSJA
Barcelona “prezanton” Camp Nou e ri…

SPANJE - Dalëngadalë po përfundon ndërtimi i stadiumit të ri në Barcelonë, i cili parashikohet të jetë gati deri në fund të këtij viti, me një kapacitet prej 60 për qind.

Në fillim të vitit të ardhshëm, mund të përfundojë plotësisht ndërtimi i Camp Nou-t, shkruajnë mediat spanjole.

Në prag të përfundimit të ndërtimit, klubi katalanas publikoi fotografi, ku tregon se si do të duket "Camp Nou i ri". Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 105 mijë shikues dhe investimi kap vlerën e 1.5 miliardë eurove.

Meqë ra fjala, “Camp Nou i ri” do të jetë padyshim ndër stadiumet më moderne dhe me të bukur në Evropë, sipas klubit katalanas. Ai do të zërë 18 hektarë në qendër të Barcelonës, ndërkohë që klubi katalanas do të luajë në stadiumin Montjuic deri në fund të punimeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Gusht 2024, 13:20

Benzema kërkon Manen te Al-Ittihad…

ARABIA SAUDITE - Al-Ittihad po planifikon të marrë yllin e Al-Nassr, senegalezin Sadio Mane, me kërkesë të Karim Benzema. Sipas mediav...