Sport

Rikthehet të flasë Platini: “Klubet e mundën Ceferinin!”

“E mira ishte me 32 ekipe dhe grupe, por Ceferin u dorëzua para klubeve. Monopoli i UEFA-s dhe FIFA-s ka mbaruar, gjithçka filloi me ‘Bosman’. Nuk më pëlqen kjo, por kështu është tani”.

21 Gusht 2024, 16:27 Nga DOSJA
Rikthehet të flasë Platini: “Klubet e mundën

ITALI - Gjatë intervistës për “Gazzetta dello Sport”, Michel Platini foli për Juventusin dhe ish-presidentin Andrea Agnelli: “Ndoshta ai u soll pak si tifoz. Mbeta shumë i lumtur me rikthimin e familjes ‘Agnelli’ te Juve. Nuk dija shumë për John Elkann”.

Këtë sezon bardhezinjtë do të përballen bashkë me Interin, Milanin, Bologna dhe Atalantën, si përfaqësues të Italisë, në Ligën e re të Kampionëve, një model që nuk e bind aq shumë ish-numrin 10 francez: “Nuk më pëlqen kjo skema e re e Champions-it. E mira ishte me 32 ekipe dhe grupe, por Ceferin u dorëzua para klubeve. Monopoli i UEFA-s dhe FIFA-s ka mbaruar, gjithçka filloi me ‘Bosman’. Nuk më pëlqen kjo, por kështu është tani”.

Së fundi, një mendim për FIFA-n dhe presidentin e saj aktual: “Infantino më tha se do të më priste. E tha edhe publikisht se kur të kthehet Michel, do t’i hap krahun. Më pas FIFA ngriti kallëzim penal kundër meje. Unë kam qenë jashtë futbollit, nuk mund të isha as shoferi i presidentit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Gusht 2024, 13:20

Benzema kërkon Manen te Al-Ittihad…

ARABIA SAUDITE - Al-Ittihad po planifikon të marrë yllin e Al-Nassr, senegalezin Sadio Mane, me kërkesë të Karim Benzema. Sipas mediav...