Sport

Manuel Neuer merr vendimin drastik për karrierën e tij!

38-vjeçari nuk do të luajë më për kombëtaren gjermane, që do të thotë se Marc-Andre ter Stegen do të ketë shansin për të luajtur një rol kyç në kualifikueset e Botërorit dhe në vetë Kupën e Botës.

21 Gusht 2024, 16:34 Nga DOSJA
Manuel Neuer merr vendimin drastik për karrierën e tij!

GJERMANI - Pavarësisht raportimeve të mëparshme që pretendonin se Manuel Neuer do të luajë në Kupën e Botës 2026, gjermani tani është tërhequr nga futbolli ndërkombëtar.

38-vjeçari nuk do të luajë më për kombëtaren gjermane, që do të thotë se Marc-Andre ter Stegen do të ketë shansin për të luajtur një rol kyç në kualifikueset e Botërorit dhe në vetë Kupën e Botës.

Gardiani i Barcelonës nuk ka bërë ende paraqitjen e parë në një turne të madh ndërkombëtar si Kupa e Botës apo Kampionat Evropian. Në përgjithësi, Marc-Andre ter Stegen ka bërë 40 paraqitje për Gjermaninë, duke pësuar 42 gola dhe duke mbajtur 12 herë portën e paprekur.

Padyshim që ky është një lajm i mirë për yllin e katalanasve, por jo kaq i mirë për  futbollin, pasi Neuer cilësohet si një nga më të mirë në histori.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Gusht 2024, 13:20

Benzema kërkon Manen te Al-Ittihad…

ARABIA SAUDITE - Al-Ittihad po planifikon të marrë yllin e Al-Nassr, senegalezin Sadio Mane, me kërkesë të Karim Benzema. Sipas mediav...