Sport

Furuhashi është ndër idetë për post-Alvarez te Man.City: ai tashmë ka thënë “Po”…

Marrëveshja me lojtarin në pronësi të Celtic nuk do të ishte problem, edhe sepse dëshira e sulmuesit është të luajë në Premier League.

21 Gusht 2024, 16:00 Nga DOSJA
Furuhashi është ndër idetë për post-Alvarez te

ANGLI - Kyogo Furuhashi është ndër idetë e transferimit të Manchester Cityt. Siç raportohet nga The Athletic, Guardiola dëshiron të zëvendësojë Julian Alvarez dhe për ta bërë këtë, ai ka kërkuar një profil më me përvojë, si ai i 29-vjeçarit dhe jo një sulmues më të ri.

Megjithatë, prioritet për momentin është rikthimi i Ilkay Gundogan në Etihad, vetëm atëherë anglezët do të merren me çështje të tjera.

Marrëveshja me lojtarin në pronësi të Celtic nuk do të ishte problem, edhe sepse dëshira e sulmuesit është të arrijë në Premier League. Në ditët në vijim do të kuptojmë më shumë, duke qenë se po hyjmë në zemër të tregut dhe nuk ka shumë kohë.

Në karrierën e tij, Furuhashi mburret me 135 ndeshje me Celtic dhe 73 gola, 111 ndeshje me Vissel Kobe dhe 49 gola dhe 71 ndeshje dhe 17 gola me Gifu.

Në kombëtaren me Japoninë mori pjesë në 21 ndeshje, duke shënuar 5 gola. ‘Palmaresi’ i tij është plot me trofe: 29-vjeçari ka fituar tre herë kampionatin skocez, dy herë Kupën e Skocisë, dy herë Kupën e Ligës Skoceze, një herë Kupën e Japonisë dhe një herë Superkupën e Japonisë.

Për më tepër, në 2022-2023, kur ai ishte golashënuesi më i mirë në Premiershipin Skocez, ai u shpall Lojtari i Sezonit të Skocisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Gusht 2024, 13:20

Benzema kërkon Manen te Al-Ittihad…

ARABIA SAUDITE - Al-Ittihad po planifikon të marrë yllin e Al-Nassr, senegalezin Sadio Mane, me kërkesë të Karim Benzema. Sipas mediav...