Sport

Benzema kërkon Manen te Al-Ittihad…

Al-Ittihad është hedhur në sulm për të marrë senegalezin nga Al Nassr

21 Gusht 2024, 13:20 Nga DOSJA
Benzema kërkon Manen te Al-Ittihad…

ARABIA SAUDITE - Al-Ittihad po planifikon të marrë yllin e Al-Nassr, senegalezin Sadio Mane, me kërkesë të Karim Benzema.

Sipas mediave vendase kampionët e Ligës Pro Saudite të edicionit 2022-23, Al-Ittihad, kanë treguar interes të fortë për nënshkrimin e ish-yllit të Liverpool, Mane.

Al-Ittihad tashmë i është afruar Al-Nassr me një ofertë dhe të dy klubet tani janë duke negociuar kushtet e marrëveshjes, e cila mund të vijë në formën e një marrëveshjeje të përhershme ose një huazimi.

Po sipas të njëjtave burime, Al-Ittihad vendosi të ndiqte Mane, pasi ylli i tyre dhe ish-lojtari i Real Madridit, Karim Benzema, shprehu dëshirën e tij për të luajtur së bashku me yllin senegalez. Ai beson se afrimi i Mane në skuadër do t’i ndihmojë ata të luftojnë përsëri për titullin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll