Sport

Sommer tërhiqet nga kombëtarja e Zvicrës…

Portieri zviceran, 35, njoftoi se do të largohej nga kombëtarja dymbëdhjetë vjet pas paraqitjes së tij të parë me Nati.

19 Gusht 2024, 14:00 Nga DOSJA

Sommer tërhiqet nga kombëtarja e Zvicrës…

ZVICER - ‘Euro 2024’ ishte aventura e fundit e Yann Sommer me kombëtaren zvicerane. Portieri i Interit njoftoi këtë të hënë se do të tërhiqet nga kombëtarja në moshën 35-vjeçare.

“Ka qenë një nder dhe privilegj i madh për mua që kam qenë në gjendje të përfaqësoj vendin tim në nivelin më të lartë për dymbëdhjetë vjet, gjatë 94 ndeshjeve ndërkombëtare.

Sommer bëri debutimin e tij më 30 maj 2012, në moshën 23-vjeçare, në një ndeshje kundër Rumanisë (0-1). Që nga tërheqja e Diego Benaglio pas Kupës së Botës 2014, portieri i stërvitur në FC Basel ishte numri 1 i kombëtares.

Sezonet e fundit Sommer u përball me një konkurrencë të fortë, me Gregor Kobel (Dortmund), Yvon Mvogo (Lorient), apo Jonas Omlin (Mönchengladbach).

Ai ka edhe dy vite kontratë me Interin, ku do të luajë deri në qershor të vitit 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll