Sport

Al Nassr vendos të bëjë pa trajnerin e Cristianos... tani pritet të emërojë një të ri

Edhe pse nuk është zyrtare, Luis Castro i ka të dyja këmbët jashtë klubit, pas humbjes së djeshme në Superkupë... dhe zemërimit të Ronaldos.

18 Gusht 2024, 17:30 Nga DOSJA

Al Nassr vendos të bëjë pa trajnerin e Cristianos... tani pritet

ARABIA SAUDITE - Luis Castro së shpejti mund të largohet nga Al Nassr. Trajneri portugez do të shkarkohet nga bordi drejtues i klubit të Riadit, pas disfatës që skuadra pësoi dje nga Al Hilal (1-4).

Kjo disfatë që jo vetëm nënkuptonte humbjen e një titulli tjetër (Al Nassr nuk e ka ka mundur të fitojë ndonjë nga dy ligat e fundit), por ka shkaktuar edhe zemërimin e dukshëm të Cristiano Ronaldos, në imazhet që kanë bërë xhiron e botës.

Castro ishte një trajner i miratuar nga Cristiano Ronaldo, i cili erdhi me 'Po'-në thelbësore nga CR7. Bordi, i kryesuar nga Ibrahim Al Muhidib, e ka marrë vendimin këtë të dielë, ndonëse nuk do të jetë zyrtar deri sa të ketë trajnerin e ri.

Presidenti do ta miratojë largimin e portugezit. Për këtë arsye shkarkimi i Kastros nuk është ende zyrtar, ndonëse vendimi i drejtuesve sportivë të kryesuar nga Fernando Hierro është përfundimtar.

Klubi tashmë është duke punuar për një trajner të ri dhe ka zëra që tregojnë si një alternativë të mundshme edhe portugezin Sergio Conceiçao (ish i Porto). Në orët në vijim do të ketë të reja për këtë status zyrtar dhe ndoshta trajnerin e ri.

Liga Saudite fillon të enjten e ardhshme dhe Al Nassr synon t'i marrë kurorën Al Hilalit, favoritit të madh dhe një ekipi që e ka hidhëruar pothuajse në të gjitha ndeshjet në të cilat janë përballur së fundmi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Gusht 2024, 11:00

Roma, një stol i nxehtë për Dybalan…

ITALI - Ai stërvitet, paketon plaçkat e tij dhe shkon. Do të ishte sjellje e zakonshme në një ndeshjeje normale jashtë fushe, n&...