Sport

VIDEO/ Muçi 'shuplakë' trajnerit holandez… 5 minuta iu deshën sulmuesit të Kombëtares kuqezi për të vulosur fitoren e Besiktasit...

Holandezi Van Bronkhorst e aktivizoi Muçin në minutën e 88-të, ndërkohë që sulmuesi i Kombëtares kuqezi shënoi golin, që vulosi fitoren 4-2 të Besiktasit…

19 Gusht 2024, 08:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Muçi 'shuplakë' trajnerit holandez… 5 minuta

TURQI - Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi, është kthyer përsëri protagonist në kampionatin turk. Në vetëm 5 minuta në fushën e blertë, ai ka treguar se çfarë di të bëjë më mirë, duke e vënë në pozitë të vështirë trajnerin Xhovani Van Bronkhorst.

Ai golin e fundit të ndeshjes, duke vulosur fitoren 4-2 për ekipin e tij, por njëherësh duke i dhënë një ‘shuplakë’ teknikut holandez, i cili raportohet se ka dekretuar shitjen e sulmuesit shqiptar nga Besiktas.

Trajneri Van Bronkhorst e aktivizoi Muçin në minutën e 88-të të takimit, në vend të portugezit Rafa Silva, i cili i ka marrë vendin në formacion. Dhe sulmuesi i Kombëtares kuqezi, iu përgjigj me një kundërsulm perfekt në minutën e 93-të, që solli golin e rezultatit 4-2, duke vulosur fitoren e dytë në po aq ndeshje në kampionat për Besiktasin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Gusht 2024, 11:00

Roma, një stol i nxehtë për Dybalan…

ITALI - Ai stërvitet, paketon plaçkat e tij dhe shkon. Do të ishte sjellje e zakonshme në një ndeshjeje normale jashtë fushe, n&...