Sport

Ngjarje kriminale makabre!… Një person i maskuar godet me thikë një 11-vjeçar në një fushë futbolli. Vogëlushi humb jetën...

Fëmija është sulmuar mëngjesin e sotëm me “send të mprehtë”; sulmuesi u largua

18 Gusht 2024, 16:11 Nga DOSJA
Ngjarje kriminale makabre!… Një person i maskuar godet me thikë

SPANJE - Një djalë 11-vjeçar humbi jetën këtë të dielë, pasi u godit me thikë teksa po luante në një fushë futbolli në qytetin Mocejón, në Toledo të Spanjës.

Sipas gazetës El Mundo, djali u godit me thikë apo "me një objekt të mprehtë" nga një person me kapuç, ndërsa disa fëmijë po luanin në fushën lokale të futbollit, në orën 10 të mëngjesit me orën lokale.

U thirr shpejt urgjenca dhe fëmija u morr me helikopter, por përfundoi duke humbur jetën. Sipas të njëjtit burim, i mituri ka qenë në buzë të fushës, kur është sulmuar nga krimineli.

Dëshmitë e cituara nga gazeta thonë se një person, fytyrën e të cilit e kishte mbuluar një shall, është afruar dhe ka sulmuar grupin, dhe më pas ka ikur. “Fëmijët po luanin futboll, një person me kapuç u afrua, shumë prej tyre ikën, por ai e kapi djalin”, tregon një dëshmitar për El Mundo.

Njësia e Policisë Gjyqësore të Guardia Civil dhe grupi i informacionit të komandës së Toledos kanë nisur një operacion për kërkimin e autorit të atentatit vdekjeprurës, ku në kërkim është shtuar edhe një helikopter.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Gusht 2024, 11:00

Roma, një stol i nxehtë për Dybalan…

ITALI - Ai stërvitet, paketon plaçkat e tij dhe shkon. Do të ishte sjellje e zakonshme në një ndeshjeje normale jashtë fushe, n&...