Sport

Grabitet shtëpia e Moussa Dembélé: vidhet një makinë cilësore... që kishte një GPS

Grabitja ndodhi në pronën që lojtari i Al-Ettifaq ka në Andilly, më shumë se 500 km larg nga vendi ku u gjet makina... në Paris.

18 Gusht 2024, 19:30 Nga DOSJA

Grabitet shtëpia e Moussa Dembélé: vidhet një

FRANCE - Duke u përgatitur për të filluar sezonin e tij të dytë në Al-Ettifaq, në Arabinë Saudite, Moussa Dembélé mori një lajm shqetësues të mërkurën e kaluar nga një prej anëtarëve të familjes së tij.

Sipas gazetës franceze ‘Le Parisien’, është grabitur shtëpia e sulmuesit 28-vjeçar në Andilly (Francë) dhe ndonëse vlera e dëmit të shkaktuar nga vjedhja mbetet e pallogaritshme, pasi midis disa objekte me vlerë të lartë, përfshihet edhe një makinë e cilësisë lartë.

Por nuk ishte i gjithë një lajm i keq për Moussa Dembélé, pasi, sipas të njëjtit burim, automjeti i marrë nga grabitësit, u gjet më vonë në një park makinash në Paris, më shumë se 500 kilometra larg shtëpisë së lojtarit. Policia franceze e gjeti makinën për shkak të një pajisje gjurmuese GPS të instaluar në automjet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Gusht 2024, 11:00

Roma, një stol i nxehtë për Dybalan…

ITALI - Ai stërvitet, paketon plaçkat e tij dhe shkon. Do të ishte sjellje e zakonshme në një ndeshjeje normale jashtë fushe, n&...