Sport

Franca, eksportuesja më e madhe në Premier League, pas Anglisë dhe Uellsit!...

Pas Anglisë dhe Uellsit, Franca është vendi me më shumë lojtarë në historinë e Premier League.

19 Gusht 2024, 13:25 Nga DOSJA
Franca, eksportuesja më e madhe në Premier League, pas Anglisë

ANGLI - Franca është vendi numër 1 furnizues, përveç Britanisë së Madhe, i lojtarëve në Premier League, që nga krijimi i saj në 1992.

Sipas një studimi të Gambling 'N Go, përveç Anglisë dhe Uellsit, të cilat kanë 1815 përfaqësues të kombinuar, pas tyre vjen Franca.

Në total, 234 futbollistë kanë shkelur në fushat e Premier League, gjë që e vendos Francën përpara Skocisë (217) dhe Republikës së Irlandës (200).

Menjëherë pas kësaj renditje vjen Spanja, e cila ka eksportuar 165 lojtarë në Premier League që nga krijimi i saj. Këtë sezon, Chelsea është skuadra me më shumë lojtarë francezë (5).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll