Sport

Pas rrëzimit të Angel Gomes në fushë pa ndjenja, presidenti i Lille jep një lajm të mirë…

Olivier Létang thotë se lojtari u largua nga stadiumi i vetëdijshëm dhe duke pyetur se kur mund të luante përsëri. Presidenti i Lille, jep një përditësim për shëndetin e Angel Gomes, i cili ra pa ndjenja gjatë ndeshjes kundër Reims, në raundin e parë të Ligue 1.

18 Gusht 2024, 15:00 Nga DOSJA

Pas rrëzimit të Angel Gomes në fushë pa ndjenja, presidenti

FRANCE - Lojtari 23-vjeçar portugezo-britanik, i cili në Portugali kishte veshur fanelën e Boavistas, ra i pajetë në fushë pas një përplasjeje të dhunshme me Koné. Pasi u asistua në fushë nga stafi mjekësorë, ai dhe u largua me barelë. 

“Lajmet për Angel janë të mira. Ne ishim shumë të frikësuar, në një moment kishim frikë edhe për më të keqen. Në fillim lajmet nuk ishin shumë të mira. Ai u largua nga stadiumi i ndërgjegjshëm, i aftë për të kuptuar, për të folur, për të lëvizur krahët dhe këmbët. Analizat që iu nënshtrua në spital na dhanë informacion të mirë”,- ka shpjeguar presidenti i Lille për kanalin DAZN.

“Për të parë se sa mire është, po ju tregoj se ai pyeste nëse mund të luante në ndeshjen e radhës kundër Angers, të shtunën. Ishte një frikë shumë e madhe. Gjithsesi duhet të presim dhe të shohim si do të shkojë nata, por jemi shumë të lumtur për të”,- ka shpjeguar më tej ai.

Presidenti Olivier Létang kujtoi momentin në fushë: “Ne pamë kërkesat nga lojtarët që dukeshin të shqetësuar, se ai nuk mund të lëvizte. Kishte shumë shqetësim. Do të presim rezultatet përfundimtare të provimeve për të mësuar se kur do të mund të na bashkohet.”

Ndeshja u ndërpre për rreth 30 minuta dhe në fund të gjithë lojtarët u mblodhën për t'i dhënë forcë Gomezit. "Guxim, Angel, ne mendojmë për ty", ishte gjithashtu një mesazh mbështetjeje i vendosur në panelet e dritave të stadiumit Auguste Delaune.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Gusht 2024, 11:00

Roma, një stol i nxehtë për Dybalan…

ITALI - Ai stërvitet, paketon plaçkat e tij dhe shkon. Do të ishte sjellje e zakonshme në një ndeshjeje normale jashtë fushe, n&...