Politike

Kërkon të shpëtojë nga “lista e zezë” e DASH, Llalla punëson 2 lobistë në SHBA

8 Mars 2019, 14:38 Nga DOSJA

SHBA- Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, së bashku me anëtarët e familjes së tij, është i padëshirueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë e cila e ka vënë atë në lëvizje për të dalë nga kjo ‘listë e zezë’.

Mësohet se Llalla ka punësuar një kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila do të punojë për heqjen e sanksionit të vendosur nga Departamenti i Shtetit ndaj ish-Kryepokurorit të Shqipërisë.

Ka qenë kompania e lobimit Sher Tremonte LLP, e cila ka bërë publike kontratën e arritur me Ish-kreun e Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla, e cila mban datën e regjistrimit 15 shkurt 2019. Në kontratë thuhet se objekti i kësaj kontrate është puna për anulimin e dendimit të marrë nga DASH më 14 shkurt 2018, ndaj Adriatik Llallës, i cili u shpall i padëshiruar në SHBA, së bashku me familjen e tij.

 

 

Në kontratën në fjalë, ndonëse nuk tregohet nëse Llalla ka paguar për këtë shërbim, pasqyrohet një pagesë e bërë nga kompania Lita Brothers, me seli në Uashington, me një vlerë prej 5 mijë dollarësh.

Emri i klientit është në pikën 7 të kësaj kontrate, me adresë Rruga Gramoz Pashko 19 Tiranë.

Po ashtu në këtë ekstrakt të publikuar nga vetë kompania, rezulton se lobistët që do të kryejnë të gjithë këtë proces janë Michael Tremonte dhe shtetasi Michael Gibaldi.

Kompania Sher Termonte e ka selinë e saj në New York dhe drejtohet nga Michael Tremonte.

Kujtojmë se ish-kreu i akuzës në Shqipëri, Adriatk Llalla, por hetohet nga Krimet e Rënda në Shqipëri, pasi mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë”, “mosdeklarim të shumave monetare në kufi”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.

Po ashtu, për shkak të hetimit të ngritur ndaj tij, në korrik të një viti më parë, Krimet e rënda me kërkesë të prokurorisë kanë vendosur nën sekuestro preventive disa prona të ish-kreut të akuzës. Ka qenë Prokuroria për Krimet e Rënda, që asokohe u shpreh se Llallës iu vendosën nën sekuestro një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adriatik llalla lobistë në shba për të shpëtuar nga 'lista e zezë' adriatik llalla lobistë në shba për të shpëtuar nga 'lista e zezë'

Sondazh

Poll