Aktualitet

Iu dëmtua dhe shtëpia nga tërmeti, ish-kryeprokurorja vjen përfundimisht në Tiranë, ja pozicioni që do të ketë Marku

12 Dhjetor 2019, 12:22 Nga DOSJA
Iu dëmtua dhe shtëpia nga tërmeti, ish-kryeprokurorja vjen

TIRANË– Ish-kryeprokuroja Arta Marku është transferuar përkohësisht si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Ky vendim u mor me 11 vota pro, gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u vendos tranferimi i 16 prokurorëve për shkak të shkrirjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe ngritjes së SPAK (Prokuroria e Posaçme).

Vendimi për transferimin e Markut hyn në fuqi më dt.1 Janar 2020. Ish-kryeprokurorja Arta Marku është edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për 2019-n.

Ish-kryeprokurorja pati dëmtime të mëdha në shtëpinë e saj për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Marku banon në shkodër, por edhe pas transferimit të fundit, siç duket do t’i duhet të vijë çdo ditë në Tiranë.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka zhvilluar sot një mbledhje, ku të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e këtij institucioni. Në fokus të mbledhjes ishte transferimi i prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive dhe krijimit të SPAK.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku mbledhja e klp 12 dhjetor 2019 arta marku mbledhja e klp 12 dhjetor 2019

Sondazh

Poll