Aktualitet

“Turp, ju nuk keni as etikë dhe as integritet”/ Sherr mes Mark Markut dhe Kumbaros, ish-ministrja largohet nga mbledhja (VD

12 Dhjetor 2019, 09:43 Nga DOSJA
“Turp, ju nuk keni as etikë dhe as integritet”/ Sherr mes Mark

Tiranë- Debate të ashpra ka pasur ditën e sotme në Komisionin e Medies, ku po diskutohet për paketën anti-shpifje. Mark Marku në fjalën  e tij se nëse kjo paketë kalohet në Kuvend është anti-ligjore dhe cënon lirinë e medias. Nuk ka munguar edhe një ndërhyrje e Mirela Kumbaros, e cila u përplas në debat me Mark Markun. Ky i fundit e quajti njeri pa moral dhe integritet ish-ministren.

Debati:

Mark Marku: O Mirela a ka mundësi të paktën….se nuk ka ardhur në furgon.

Kumbaro: A ta mbaj fjalën për procedurë.

Mark Marku: Po më duket vetja sikur janë në furgonin e Tiranë-Elbasan. Po pak edukatë se je edhe pedagoge, nuk jemi në furgon këtu, ju flisni dhe bëni muhabet.

Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën.

Marku: E keni bërë parlamentin si furgon. Më tregoi edukatën ti mua. Po folët unë do ngrihem do ju bëj thirrje edhe kolegëve të mi.

Kumbaro: Jeni i lirë të bëni çfarë të doni. Mungesë totale etike (largohet nga mbledhja)

Marku: Ju nuk keni as etikë dhe as integritet, turp.

Debate tek Komisioni i Medias për paketën Anti Shpifje. Mark Marku ka deklaruar se ky projektligjet duhet të ndalohen pasi cënojnë lirinë e medias. Sherr me Kumbaron, e quan njeri pa etikë dhe integrimet. Ish-ministrja braktis mbledhjen.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i medias mirela kumbaro paketa anti shpifje komisioni i medias mirela kumbaro paketa anti shpifje

Sondazh

Poll