Aktualitet

Shkrirja e Krimeve të Rënda, Ibrahimi: 8 anëtarët e SPAK betohen më 19 dhjetor, 16 prokurorë transferohen në rrethe

12 Dhjetor 2019, 11:40 Nga DOSJA
Shkrirja e Krimeve të Rënda, Ibrahimi: 8 anëtarët e SPAK

TIRANË– Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi se më datë 19 dhjetor do të betohen 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme, apo siç njihet ndryshe, SPAK.

Ibrahimi shtoi gjithashtu se 16 prokurorë nga Krimet e Rëdna do të transferohen në rrethe për shkka se kjo strukturë do të shkrihet.

Më 19 dhjetor betohen 8 anëtarët e SPAK. 16 prokurorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda transferohen në tjetër vend. Ne kemi një rregullore për vlerësimin e tyre dhe do t’i dëgjojmë më 18 dhjetor, seanca dëgjimore do të jenë publike. Metodologjia rrjedh nga rregullorja jonë, që parashikon rreth 7 kritere,”-tha mes tjerash Gent Ibrahimi.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka zhvilluar sot një mbledhje, ku të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e këtij institucioni. në fokus të mbledhjes ishte transferimi i prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive dhe krijimit të SPAK.

Lista e prokurorëve që do të transferohen dhe ku 

Arens Çela, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Blerim Tominaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Besim Hajdarmataj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Doloreza Musabelliu, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Elisabeta Imeraj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë Manjola Kajana

Manjola Kajana, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë Manjola Kajana

Vladimir Mara, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Sonila Muhametaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Pranvera Pustina, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Artan Bajrami, në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Përparim Kulluri, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër

Eugen Beci, në Prokurorinë e Shkallës së Parë, Korçë

Ditan Prençi caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë

Isa Jata caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë

Anton Martini caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë

Donika Prela caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi mbledhja e klp 12 dhjetor 2019 gent ibrahimi mbledhja e klp 12 dhjetor 2019

Sondazh

Poll