“Zyrtarëve të korruptuar dhe bosëve të krimit po ju vjen fundi”/ Ambasada amerikane: Kemi dhënë 2 mln dollarë, SPAK d
12 Dhjetor 2019, 09:08Nga DOSJA
Tiranë-Ngritja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është drejt finalizimit. Ambasada Amerikane në një postim në Facebook ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar 2 milionë dollarë që ky institucion të funksionojë në mënyrë të pavarur. Në videon e publikuar nga ambasada theksohet se zyrtarëve të korruptuar dhe bosëve të krimit që ishin të paprekshëm po ju vjen fundi me krijimin e SPAK.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur.”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Krijimi i SPAK:
Për krijimin e SPAK është shkrirë Prokuroria e Krimeve të Rënda. Tre kandidatët të cilët po synojnë kreu u SPAK, janë Arben Kraja dhe Edvin Kodili dhe Altin Dumani. Më 25 nëntor Këshillit të Lartë të Prokurorisë me 11 vota pro emëroi 8 prokurorët e parë që do të çelin për herë të parë, Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK-un, pra që do të hetojnë “peshqit e mëdhenj”. Prokurorët do të kenë një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Ata priten të betohen para presidentit të vendit, Ilir Metës për detyrën e re më 19 dhjetor dhe vendimi botohet në Fletoren Zyrtare. Prokurorët e SPAK janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonai, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Behar Dibra.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GJIROKASTËR– Mëngjesin e sotëm, efektivët e RENEA-s kanë arrestuar në banesën e tij Endrik Llukën në Shtepez, pasi akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij...
Tiranë- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, Mariana Velçanin, kryetaren e Gjykatës Administrative të Durrësit, pasi janë konstatu...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të fillojë punimet më datë 19 dhjetor. Kryetari i Këshillit të Lartë i ...
Shqipëri-Sipas Indeksit të Transparencës për vitin 2019, të publikuar së fundmi nga Qendra Ligjore “Res Publica”, Kryeministria renditet ndër të fundit për nive...
DURRËS- Këtu jemi në Shkozet, në atë që njihet si pallati 10-katësh pranë drejtorisë së AKU. Grupi i inxhinierëve sapo ka kryer inspektimin dhe e ka klasif...
Tiranë- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë vendimin për prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martinin, i cili është edhe kandidat për Prokurorisë e Po...
Shqipëri– Sot do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin. Sipas IGJEUM në zonat malore reshjet do të jenë në formë dëbore. Teperatura minimale në vendet malore ...
Durrës- Në zonën e plazhit, tek Mali i Robit, ndërtuesit apo pronaret e objekteve kanë filluar të suvatojnë apo rregullojnë pallatet apo hotelet edhe pse në duk...
TIRANË- Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet me radar në segmentin Sauk-TEG dhe ka kapur një shoferë që lëvizte me 221 km/h.Sipas një njoftimi për mediat...