Aktualitet

Shkrihet Prokuroria e Krimeve të Rënda, Ibrahimi: SPAK nis punën më 19 dhjetor, ja ku transferohen prokurorët (EMRAT)

  • Ibrahimi: 8 anëtarët e SPAK betohen më 19 dhjetor, 16 prokurorë transferohen
  • Gjithashtu, gjatë mbledhjes së sotme, KLP-ja vendosi që të transferojë në Prokuroritë e Shkodrës, Durrësit dhe Shkodrës, prokurorët që ishin emëruar pranë Krimeve të Rënda, të cilët kanë mbajtur në duar edhe dosjet më të bujshme të drejtësisë në vend.
    Featured image of article: Shkrihet Prokuroria e Krimeve të Rënda, Ibrahimi: SPAK nis punën më 19 dhjetor, ja ku transferohen prokurorët (EMRAT) Foto nga mbledhja

    TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të fillojë punimet më datë 19 dhjetor. Kryetari i Këshillit të Lartë i Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi sot, pas përfundimit të mbledhjes së KLP-së se pas një jave Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda do të pushojnë së funksionuari.

    Gjithashtu, gjatë mbledhjes së sotme, KLP-ja vendosi që të transferojë në Prokuroritë e Shkodrës, Durrësit dhe Shkodrës, prokurorët që ishin emëruar pranë Krimeve të Rënda, të cilët kanë mbajtur në duar edhe dosjet më të bujshme të drejtësisë në vend.

    Ibrahimi deklaroi gjithashtu se ky transferim është bërë për shkak të strukturës dhe jo bazuar në interest individuale. Gjithsesi në Tiranë do të vijojnë të qëndrojnë Besim Hajdamataj, Elisabeta Imeraj, Manjola Kajana dhe 7 prokurorë të tjerë të caktuar përfundimisht në këtë post.

    Ish-kryeprokurorja Arta Marku, shefja e Krimeve të Rënda dhe anëtari i SPAK, Anton Martini janë emëruar përkohësisht në Tiranë. Prokuroria e Elbasanit ka mbetur ende pa drejtues. Ibrahimi htoi gjithashtu se më datë 18 do të zhvillohen intervistat me tetë anëtarët e SPAK, të cilët pritet të betohen më datë 19, të këtij muaji.

     

    Lista e prokurorëve që do të transferohen dhe ku 

    Arens Çela, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

    Blerim Tominaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

    Besim Hajdarmataj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

    Doloreza Musabelliu, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

    Elisabeta Imeraj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Manjola Kajana, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë 

    Vladimir Mara, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

    Sonila Muhametaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

    Pranvera Pustina, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

    Artan Bajrami, në Prokurorinë e Apelit Tiranë

    Përparim Kulluri, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër

    Eugen Beci, në Prokurorinë e Shkallës së Parë, Korçë

    Ditan Prençi caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë

    Isa Jata caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë

    Anton Martini caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë

    Donika Prela caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë

    J.V/F.M/ Dosja.al

    • 13:33

      LISTA/ Shkodër dhe Korçë, emrat e prokurorëve që do të transferohen në rrethe, kush ‘ngeci’ në Tiranë

      Lista e prokurorëve që do të transferohen dhe ku 

      Arens Çela, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

      Blerim Tominaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

      Besim Hajdarmataj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

      Doloreza Musabelliu, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

      Elisabeta Imeraj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

      Manjola Kajana, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

      Vladimir Mara, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

      Sonila Muhametaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

      Pranvera Pustina, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

      Artan Bajrami, në Prokurorinë e Apelit Tiranë

      Përparim Kulluri, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër

      Eugen Beci, në Prokurorinë e Shkallës së Parë, Korçë

      Ditan Prençi caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë

      Isa Jata caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë

      Anton Martini caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë

      Donika Prela caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë

      Arta Marku caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë

    • 13:23

      Iu dëmtua dhe shtëpia nga tërmeti, ish-kryeprokurorja vjen përfundimisht në Tiranë, ja pozicioni që do të ketë Marku

      Ish-kryeprokuroja Arta Marku është transferuar përkohësisht si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

      Ky vendim u mor me 11 vota pro, gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u vendos tranferimi i 16 prokurorëve për shkak të shkrirjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe ngritjes së SPAK (Prokuroria e Posaçme).

      Vendimi për transferimin e Markut hyn në fuqi më dt.1 Janar 2020. Ish-kryeprokurorja Arta Marku është edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për 2019-n.

      Ish-kryeprokurorja pati dëmtime të mëdha në shtëpinë e saj për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Marku banon në shkodër, por edhe pas transferimit të fundit, siç duket do t’i duhet të vijë çdo ditë në Tiranë.

    • 12:38

      Ibrahimi: 8 anëtarët e SPAK betohen më 19 dhjetor, 16 prokurorë transferohen në rrethe

      Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi

      Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi se më datë 19 dhjetor do të betohen 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme, apo siç njihet ndryshe, SPAK. Ibrahimi shtoi gjithashtu se 16 prokurorë nga Krimet e Rëdna do të transferohen në rrethe për shkka se kjo strukturë do të shkrihet.

      “Më 19 dhjetor betohen 8 anëtarët e SPAK. 16 prokurorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda transferohen në tjetër vend,”-tha mes tjerash Gent Ibrahimi.

    Shto Koment