Aktualitet

Paketa “Anti-Shpifje”/ Debate tek “Media”, Marku sherr me Kumbaron: S’keni as etikë dhe as integritet. Ish-ministrja

12 Dhjetor 2019, 09:33 Nga DOSJA
Paketa “Anti-Shpifje”/ Debate tek “Media”, Marku sherr

Tiranë- Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Median është mbledhur sërish sot, për 2 projektligjet e Paketës Anti-shpifje të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Pas debate Mark Marku,  Alfred Lela dhe Agron Gjekmarkaj braktisën mbledhjen.

Në mbledhjen e sotme, pedagogu Mark Marku u shpreh i prerë se projekt-ligjet cënojnë lirinë e medias dhe se kjo ndodh vetëm në sistemet diktatoriale. Gjatë fjalës së tij ai pati një përplasje edhe me ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaron, pasi kjo e fundit nuk ishte dakord me deklaratat e pedagogut. Në një moment debati kaloi në ofendime. Marku u shpreh ndaj Kumbaros nuk ka as etikë dhe as integritet, kjo e fundit braktis mbledhjen. Nuk mungoi edhe një sherr mes Valterit dhe Lelës. Deputeti e quajti analistin alabak.

Pjesë nga fjala e Markut

“Ky projekt ligj duhet të ndalojë. Kushtetuta ndalon çdo organ që cënon lirinë e medies. Nuk mund të mendoj sesi një ligj bëhet nga 12 deputetë, nuk e di kush e ka bërë këtë ligj. Mos bëni ligje kot, ne do të vazhdojmë rezistencën. Ne jemi të shqetësuar, ky ligj cënon lirinë themelore, lirinë e medias. Jemi në sistem diktatorial këtu, kap ça të kapësh bën një ligj. Abuzimi që bëhet me lirinë e fjalës, ky është një shqetësim i të gjithëve. Legjislacioni e zgjidh këtë punë, kush shpif dënohet, kemi punuar 4 vite për këtë punë. Tani ne po bëjmë një ligj tjetër ku morrën udhëzime nga BE-ja për 4 vite, po e kthejmë mbrapsht. Kjo propagandë e shfrenuar ndodh vetëm në diktaturë. Po tentohet që zërat e lirë individuale, të shuhen me këtë ligj. Ajo që po bëni do ju sakatojë edhe juve. Unë bëj thirrje që të bojkotohet ky ligj. ”, u shpreh Mark Marku ndër të tjera. 

Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Medias gazetari Ylli Rakipi, i quajti dy projektligjet e Paketës Anti-shpifje si diçka totalitare dhe fashiste.

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila pritet do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i medias dhe edukimit mark marku mirela kumbaro paketa anti shpifje komisioni i medias dhe edukimit mark marku mirela kumbaro paketa anti shpifje

Sondazh

Poll