Aktualitet

Operacion anti-droge në Itali, 20 të arrestuar, mes tyre 3 shqiptarë dhe djali i mafiozit italian (EMRAT)

12 Dhjetor 2019, 11:34 Nga DOSJA
Operacion anti-droge në Itali, 20 të arrestuar, mes tyre 3

ITALI- Një operacion i gjerë anti-droge mësohet se është zhvilluar në Itali, ku janë arrestuar 20 persona të akuzuar si pjesë e një rrjeti që trafikonin drogë nga Shqipëria përtej Adriatikut. Mes të arrestuarve janë edhe 3 shqiptarë.

Shqiptarët e arrestuar janë Kristo Janku, allias (Daja), Ilirian Gjonxha dhe Harrilla Helmi. Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar 1 milionë euro pasuri dhe 10 pistoleta, 2 kallashnikovë dhe lëndë narkotike.

Sipas italianes “La Repubblica”, policia italiane ka arritur të provojë se ka prova se të arrestuarit kanë trafikuar tonelata me drogë dhe armë drejt Italisë. Mes të arrestuarve është edhe Antonio Prudentino, djali i kreut të një prej klaneve kriminale në Brindisi, Francesko Prudentino.

Grupi i shqiptarëve dhe italianëve vepronte në Bari dhe Brindisi në një territor të njohur si i grupit “Sacra Corona Unita”. Hetimet kanë nisur që prej vitit 2015 dhe janë finalizuar në arrestimet e sotme.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet antonio prudentino francesko prudentino kristo janku operacion anti droge sacra corona unita antonio prudentino francesko prudentino kristo janku operacion anti droge sacra corona unita

Sondazh

Poll