Aktualitet

Mashtruan “Dua të të bëj të lumtur” për të ngrënë bukë e për para, reagon Arbana Osmani (FOTOT)

12 Dhjetor 2019, 12:21 Nga DOSJA
Mashtruan “Dua të të bëj të lumtur” për

TIRANË- Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se Elida, një grua nga Burreli e cila bëri publike historinë e jetës së saj me bashkëshortin, Arjanin, mashtroi për surprizën në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Për shkak të kësaj  deklarate që Elida ka shpallur si të rremë të gjithë surprizën në “Dua të të bëj të lumtur”, ka reaguar ditën e sotme vetë produksioni për këtë ragim që nxjerr në pah mashtrimin e tyre.

Nga një bisedë telefonike live në emisionin “Historia ime”, me ish-bashkëshortin e saj Arianin, Elida ka treguar gjithçka sesi i ndihmoi stafi i “Dua të të bëj të lumtur”, pasi ajo bëri historinë e sajpublike në puntatën e 12 janarit: Se harrova, edhe emisioni që është bërë herën tjetër, është bërë me dijeni të Arianit, sepse na kanë paguar dy muaj qira dhe na kanë sjellë tre muaj ushqime në shtëpi. Po, kam gënjyer. Kemi rënë në komplot me Arianin që dolëm në emision. Thjesht që të paguanim qiranë dhe të merrnim ushqime. Na paguan dy muaj qura dhe tre muaj na sollën ushqime.

Tashmë lidhur me këtë deklaratë shumë të fortë, në reagimin e tyre stafi i “Dua të të bëj të Lumtur” , sqaron se gjithçka është bërë me vullnetin e lirë të të dy partnerëve, ku të dy kanë firmosur të pa imponuar nga askush, që të deklaronin me përgjegjësi të plotë dhe të vetëdijshëm deklarimet e ndërramara.

Në reagim përmendet gjithashtu edhe reagimi i AMA-s që dërgoi një shkresë për mënyrën e trajtimit të historisë së Elidës në 12 janar të 2019.

Së fundmi në deklaratë thuhet: Dua të të bëj të lumtur” nuk mundet të zëvendësojë organet shtetërore në ndjekjen penale apo dënimin e qytetarëve për deklaratat e tyre publike!

Gjithashtu këtë reagim e ka publikuar edhe moderatroja e këtij emisioni, Arbana Osmani.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ama arbana osmani ariani arjani dua te te bej te lumtur elida ama arbana osmani ariani arjani dua te te bej te lumtur elida

Sondazh

Poll