Aktualitet

Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit në Vlorë, procedohet 17-vjeçari, në hetim të dyshuarit e tjerë

Gjithashtu për shkak të moshës, ai po procedohet në gjendje të lirë. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ras

13 Gusht 2024, 14:13 Nga E. D
Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit në Vlorë, procedohet
pamje nga vendngjarja

VLORË- Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, kryer një javë më parë, në lagjen “Lirim” në Vlorë.  Një 17-vjeçar i ka vënë flakën ‘Benzit’ dhe është larguar.  Gjithashtu për shkak të moshës, ai po procedohet në gjendje të lirë. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ras

Njoftimi i Policisë: 

Vlorë/Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, kryer një javë më parë, në lagjen “Lirim”. Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, autori i dyshuar, një shtetas 17 vjeç. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, të cilët dyshohet se kanë nxitur 17-vjeçarin në këtë krim.

Si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara gjatë një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, u mundësua zbardhja e djegies së qëllimshme të automjetit tip “Benz”, në përdorim nga shtetasi S. P., 19 vjeç, kryer në lagjen “Lirim”, mbrëmjen e datës 05.08.2024.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Z. M., 17 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, të cilët dyshohet se kanë nxitur 17-vjeçarin për të djegur këtë automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

polica e vlores mjeti i djegur

Sondazh

Poll