Aktualitet

Dhunoi për vdekje Egli Progën në Pogradec, Gjykata e Korçës lë në burg Denis Meçen, lirohen 3 të tjerët

Për tre të akuzuarit për moskallëzim krimi Voltan Shulku, Arian Manellari, Leonidha Guçe, togat e zeza caktuan masën “detyrim paraqitje”.

13 Gusht 2024, 12:43 Nga r.ll
Dhunoi për vdekje Egli Progën në Pogradec, Gjykata e
autori dhe viktima

KORÇË- Gjykata e Korçës ka caktuar  masën e sigurisë “Arrest me burg” për autorin e dyshuar të vrasjes së Egli Progës, i cili akuzohet se ka dhunuar për vdekje 42-vjeçarin.

Denis Meçe, 29 vjeç, doli sot para togave të zeza në Gjykatën e Korçës, ku u njoh dhe me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ndërsa për tre të akuzuarit për moskallëzim krimi Voltan Shulku, Arian Manellari, Leonidha Guçe, togat e zeza caktuan masën “detyrim paraqitje”.

VENDIMI:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 13.08.2024 ora 11:00 seanca me objekt: “Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve D.M, V.SH, A.M, L.G ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës.

1- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit D.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal.

2- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit V.Sh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

3-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit A.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

4-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit L.G, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Në ambientet e jashtme të godinës ndodheshin edhe familjarë të viktimës, mes tyre motra e Egli Progës, e cila kërkonte të shikonte autorin e dyshuar të krimit dhe të arrestuarit e tjerë. Familja e viktimës ka pretenduar se policia ka fshehur vrasjen e 42-vjeçarit, duke deklaruar se Egli Proga kishte vdekur pasi është rrëzuar në rrugë në gjendje të dehur. Motra e tij, Jonida Proga tha dje për mediat se vdekja e vëllait të saj ishte vrasje në bashkëpunim ndërsa hodhi akuza dhe në drejtim të policisë, duke thënë se efektivët kanë vepruar shumë vonë.

egli proga denis mece

Sondazh

Poll