Aktualitet

Denis Meçe dhunoi për vdekje Egli Progën, babai i dy fëmijëve u vra për gjobëvënie

Goditja me grusht në anën e majtë të kokës ishte fatale për 42-vjeçarin. Egli Proga ka qëndruar për 30 minuta i shtrirë në tokë, ndërsa i pranishëm ka qenë një efektiv policie.

13 Gusht 2024, 14:04 Nga r.ll
Denis Meçe dhunoi për vdekje Egli Progën, babai i dy
egli proga dhe denis mece

POGRADEC- Është zbuluar se pas vrasjes së Egli Progës në Pogradec, fshihet gjobvënia. Policia ka deklaruar zyrtarisht se ngjarja ndodhi për motive të dobta, por Denisi i ka vënë “gjobë” Eglit, duke i kërkuar atij xhiron ditore të lokalit të tij, sipas Top Channel. Kur 42-vjeçari ka refuzuar të japë para, duke u shprehur se ka për të mbajtur dy fëmijët e tij, dhe në këtë moment është dhunuar rëndë nga Denisi, derisa humbi jetën në spital.

Goditja me grusht në anën e majtë të kokës ishte fatale për 42-vjeçarin. Egli Proga ka qëndruar për 30 minuta i shtrirë në tokë, ndërsa i pranishëm ka qenë një efektiv policie. Kur familjarët kanë tentuar ta cojnë në spital, janë refuzuar, duke thënë se ndihma mund të jepet vetëm me ambulancë. Familjarët nuk kanë marrë ende një certifikatë vdekjeje. Një hetim paralel më ngjarjen përveç arrestimit të Denisit, në pranga ka rënë tre persona të tjerë që fshehën ngjarjen. Një hetim tjetër ka nisur për veprimet e komisariatit të Pogradecit për këtë ngjarje të rëndë.

Ndërkohë ditën e sotme gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për autorin e vrasjes së Egli Progës, Denis Meçe. Ndërsa për tre të akuzuarit për moskallëzim krimi Voltan Shulku, Arian Manellari, Leonidha Guçe, togat e zeza caktuan masën “detyrim paraqitje”.

Pas vendimeve të dhëna nga gjykata, ka reaguar edhe motra e Egli Porgës, ku tha se drejtësia nuk ka bërë drejtësi dhe se Egli u vra sërish. Sipas saj padrejtësia fillon që nga policia e shtetit duke filluar nga regjistrimet, ndërsa shtoi se vrasësit u lanë të lirë  Një tjetër i afërm i viktimës është lutur mediave që të bëhet e pamundura për të zbardhur të vërtetën e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ai thekson se nga këta kriminela pritet gjithçka dhe se ata njihen në qytetin e Pogradecit për gjobëvënie. Ka dyshime se shkak i vrasjes së Egli Progrës është pikërisht refuzimi i këtij të fundit për të t’i dhënë autorit paratë “gjobës”, që ishte xhiroja ditore.

denis mece egli proga

Sondazh

Poll