Aktualitet

Dogji aksidentalisht 10 ha tokë dhe 320 ullinj, arrestohet 63-vjeçari në Vlorë

Mësohet se në pranga ka rënë një 63-vjeçar me iniciale B.H banues në fshatin Kocul, Vlorë.

13 Gusht 2024, 12:06 Nga E. D
Dogji aksidentalisht 10 ha tokë dhe 320 ullinj, arrestohet
pamje nga zjarri

VORË- Një i moshuar është arrestuar pasi akuzohet se dogji aksidentalisht 10 ha tokë dhe 320 ullinj. Mësohet se në pranga ka rënë një 63-vjeçar me iniciale B.H banues në fshatin Kocul, Vlorë. Gjithashtu materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të metejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr". 

Njoftimi i Policisë: 
Ndezi zjarr në fshatin Mërtiraj për të pastruar barërat në kullotën e tij dhe si pasojë u dogjën 10 ha tokë dhe 320 rrënjë ulliri, arrestohet 63-vjeçari. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Stacioni i Policisë Selenicë vuri në pranga shtetasin B. H., 63 vjeç, banues në fshatin Kocul, Vlorë.

Ky shtetas, më datë 11.08.2024, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e barërave në kullotën e tij, në fshatin Mërtiraj. Si pasojë e erës, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe toke prej 10 hektarësh, 320 rrënjë ulliri dhe bimësi të ndryshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të metejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr". 



policia e vlores zjarr

Sondazh

Poll