Aktualitet

VIDEO/ Autori njihet sot me masën e sigurisë, familjarët e Egli Progës jashtë gjykatës mes britmash: O kafshë, o kafshë!

Siç dëgjohet edhe në video, mes britmave dhe lotëve, motra e viktimës, shan të përfshirët në ngjarje.

13 Gusht 2024, 12:06 Nga r.ll
VIDEO/ Autori njihet sot me masën e sigurisë, familjarët e Egli
pamje nga gjykata

POGRADEC- Ditën e sotme pritet të caktohet masa e sigurisë për Denis Meçen, i cili dhunoi për vdekje 42-vjeçarin Egli Proga, dhe 3 bashkëpunëtorët e tij që dyshohet se fshehën ngjarjen.

Jashtë gjykatës ndodhen edhe familjarët e viktimës. Siç dëgjohet edhe në video, mes britmave dhe lotëve, motra e viktimës, shan të përfshirët në ngjarje. “Dua t’i shoh”, dëgjohet teksa ulëret dhe qan e motra, ndërsa më pas vijon me zë të lartë; “Kafshë!”.

Motra e tij, Jonida Proga tha dje për mediat se vdekja e vëllait të saj ishte vrasje në bashkëpunim ndërsa hodhi akuza dhe në drejtim të policisë, duke thënë se efektivët kanë vepruar shumë vonë.

Policia sigurisht e ka mohuar këtë akuzë dhe sipas tyre në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të manipulohet apo fshihet ngjarja. Sipas njoftimit ngjarja është vlerësuar maksimalisht nga Strukturat e DVP Korçë dhe ato të  Komisariatit  Policisë Pogradec ku kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Më tej bëhet me dihe se është ngritur Grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat e lokalit, janë shoqëruar disa persona, që kanë qënë prezent në momentin e ngjarjes dhe janë kryer të gjitha veprimet e para në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

Pas konfliktit fizik jashtë një lokali, viktima është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Autori i cili fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas u arrestua akuzohet për veprën penale "Vrasje me dashje". Tre të arrestuarit e tjerë sipas informacioneve akuzohen për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ata kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

egli proga denis mece

Sondazh

Poll