Aktualitet

Vrasja në azil në Tiranë/ Gjykata vendosi shtrimin në spital psikiatrik, Zyhdi Shehu dërgohet në burgun e Lezhës

 Edhe pse gjykata vendosi shtrimin në spital të burgut për 78-vjeçarin, këtë të fundit e kanë çuar në burgun e Lezhës.

13 Gusht 2024, 13:52 Nga E. D
Vrasja në azil në Tiranë/ Gjykata vendosi shtrimin në spital
fotot ilustruese

TIRANË- Për ngjarjen e rënë në azilin e Tiranës, dy ditë më parë gjykata urdhëroi shtrimin në spitalin psikiatrik 78-vjeçarin Zyhdi Shehin. Edhe pse gjykata vendosi shtrimin në spital të burgut për 78-vjeçarin, këtë të fundit e kanë çuar në burgun e Lezhës.

Gjithashtu avokati mbrojtës i Zyhdi Shehut i kërkon Burgjeve ta çojnë klientin e tij në spitalin e burgut, siç është urdhri i ekzekutimit të prokurorisë që ka përcaktuar të dërgohet te spitali i burgut në QSUT.

Gjykata Tiranës vendosi shtrimin e detyrueshëm në spital psikiatrik për historianin, Zyhdi Shehu, i cili goditi për vdekje me bastun shokun e dhomës, Virxhil Vesho, në orët e para të mëngjesit të 8 Gushtit.

Autori i ngjarjes dhe viktima raportohet se të dy vuanin nga skleroza. Ndërkohë infermieret e turnin Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi u akuzuan se tentuan të fshihnin vrasjen e 82-vjeçarit. 

zyhdi shehin virxhil vesho

Sondazh

Poll