Aktualitet

Humbi jetën pas një aksidenti me makinë në Itali, prindërit e 16-vjeçarit shqiptar dhurojnë organet e djalit të tyre

16 vjecari Lorenzo Çela u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonte së bashku me të dashurën dhe nënën e saj u përfshi në aksident.

13 Gusht 2024, 12:45 Nga E. D
Humbi jetën pas një aksidenti me makinë në Itali,
fotot ilustruese

ITALI- Prindërit e 16-vjeçarit shqiptar i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në një spital në Brescia te Italisë, kanë vendosur që të dhurojnë organet e djalit të tyre. 

16 vjecari Lorenzo Çela u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonte së bashku me të dashurën dhe nënën e saj u përfshi në aksident.

I riu shqiptare kishte një pasion të madh për futbollin luante në ekipin e të rinjve të Desenzanos, nuk mungonte asnjëherë në stërvitje dhe gjatë ndeshjeve ofroi kontributin e tij si fizikisht ashtu edhe moralisht për ekipin.

“Klubi Garda do ta kujtojë atë në ditët në vijim pasi la pas kujtime shumë të bukura”, thuhet në reagim.

Gjithashtu vëllai i tij Davide është i shkatërruar nga dhimbja. Ndërkohë nga policia e Castiglione vazhdojnë hetimet për të konstatuar dinamikën e aksidentit.

lorenzo Çela

Sondazh

Poll