Aktualitet

Vendimi i gjykatës për autorin, motra e Egli Progës: Padrejtësia filloi që nga policia e shtetit, janë lënë të lirë të gjithë vrasësit

Një tjetër i afërm i viktimës është lutur mediave që të bëhet e pamundura për të zbardhur të vërtetën e kësaj ngjarjeje të rëndë.

13 Gusht 2024, 12:59 Nga r.ll
Vendimi i gjykatës për autorin, motra e Egli Progës:
egli dhe jonida proga

KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në burg Denis Meçen, i akuzuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”. Ndërsa, janë lënë në detyrim paraqitje tre të tjerët të cilët fillimisht u akuzuan për fshehje të ngjarjes.

Pas vendimeve të dhëna nga gjykata, ka reaguar edhe motra e Egli Porgës, ku tha se drejtësia nuk ka bërë drejtësi dhe se Egli u vra sërish. Sipas saj padrejtësia fillon që nga policia e shtetit duke filluar nga regjistrimet, ndërsa shtoi se vrasësit u lanë të lirë 

Jonida Proga: Po flisni për padrejtësi që filloi nga policia e shtetit, padrejtësi duke filluar nga regjistrimet, cdo akt që kanë sjellë ata, akt që ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes, me shënim “është vrasje”. Cfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje?

Po vazhdon të vritet Egli, me cdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë. Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim, në masë, të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh. Kjo është. Duke njohur kontigjentët, unë nuk jam në dijeni për gjobë, por duke njohur elementët është gjëja më e rëndë. Kur guxohet ta vrasësh, me grushta një njeri, do të thotë që çdo gjë tjetër është e mundur. Është bërë më ekstremi, më e madhja.

Një tjetër i afërm i viktimës është lutur mediave që të bëhet e pamundura për të zbardhur të vërtetën e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ai thekson se nga këta kriminela pritet gjithçka dhe se ata njihen në qytetin e Pogradecit për gjobëvënie. Ka dyshime se shkak i vrasjes së Egli Progrës është pikërisht refuzimi i këtij të fundit për të t’i dhënë autorit paratë “gjobës”, që ishte xhiroja ditore.

“Gjithçka pritet nga këta kriminela. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë për gjobvënie, jam pa fjalë. Nuk di çfarë të them. Dua që drejtësia të vihet në vend. Ju lutem mediat të bëjnë të pamundurën, të zbardhin të vërtetën ose nuk e di çtë them. Këta janë kriminela të gjithë në bashkëpunim,” tha ai. Ndërkohë që motra e viktimës, pak më parë u shpreh se ajo nuk është dijeni të këtij shkaku, por asgjë nuk përjashtohet.

jonida proga egli proga

Sondazh

Poll