Politike

‘Korridore e zyra sovjetike, mora me vete Nanë Terezën dhe dola!’, Strazimiri publikon foton e fundit nga Kuvendi

8 Mars 2019, 12:23 Nga DOSJA
‘Korridore e zyra sovjetike, mora me vete Nanë Terezën dhe

TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri me anë të një fotoje në rrjetet e tij sociale shprehet i lumtur që nuk shkon më në Kuvend.

Në Facebook-un e tij, Strazimiri ka postuar një foto të korridoreve  duke shkruar se nuk i kishin “ngjitur” kurrë modeli sovjetik që kanë pasur.  

“Kurrë s’më kanë “ngjitur” këto korridore e dyer zyrash model sovjetik… gjithmonë kam perceptuar një armiqësi tinzare, të ftohtë, pas shpine…. edhe pse ishin të paketuara me ambalazh “demokracie” … Sot “paketimi” ra!!!! Sot edhe “me proces verbal”, kjo godinë është sërish thjesht dhe vetëm: K.Q. i PPSH!!! Mora me vete të shenjtën Nanë Terezë dhe dola! Lutjet e saj, nuk i meriton strofkulla e shejtanit!!! Lutjet e saj nuk mjaftojnë nëse edhe ne nuk i japim një “të shtyrë”…”-shkruan ish-deputeti.

Deputetët e opozitës së bashkuar dogjën mandatet e tyre më 21 shkurt, pasi kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale të parakohshme. Bashkë me mandatin, deputetët humbën e detyrat në Komisione. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites gent strazimiri kuvend djegia e mandateve te opozites gent strazimiri kuvend

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2019, 10:27

TIRANË- Deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike, Myslim Murrizi vazhdon akuzat në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një p...