Sport

Starton sezoni i ri i futbollit shqiptar, java e parë e Superiores do të luhet në dy ditë!...

Kampionati kombëtar i Kategorisë Superiore do të ngrejë siparin e edicionit të 86-të më 18 gusht.

9 Gusht 2024, 15:46 Nga DOSJA
Starton sezoni i ri i futbollit shqiptar, java e parë e Superiores do

TIRANE - Komisioni i Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit të Kategorisë Superiore, për javën e parë që do të luhen të ndara në dy ditë, konkretisht në datat 18 dhe 19 gusht.

Më 18 gusht, do të luhen takimet: Dinamo City-Egnatia, sfidë që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 20:00, teksa në po të njëjtën orë, në stadiumin “Niko Dovana” do të luhet ndeshja Teuta-Bylis.

Më 19 gusht, do të luhet tre përballjet e radhës të javës së parë të kampionatit të Superiores. Laçi do të presë Tiranën në shtëpi, me sfidën që do të luhet në ora 17:00.

Dy takimet e radhës do të luhen në orën 20:00, konkretisht Partizani-Vllaznia, që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave” dhe Skënderbeu-Elbasani që do të luhet në Korçë.

 Ja dhe kalendari i ndeshjeve të javës së pare të Superiores:

Dinamo City - Egnatia, 18 gusht, ora 20:00, në “Elbasan Arena”

Teuta - Bylis, 18 gusht, ora 20:00, në “Niko Dovana”

Laçi - Tirana, 19 gusht, ora 17:00, në stadiumin e Laçit

Partizani - Vllaznia, 19 gusht, ora 20:00, në “Arenën e Demave”

Skënderbeu - Elbasani, 19 gusht, ora 20:00, në stadiumin “Skënderbeu”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll