Sport

MESIMI? Mikel Arteta i befason ‘topçinjtë’ e tij: Arsenali, darkë me hajdutë xhepash!

Mbrëmja dhe gjetja e veçantë e trajnerit spanjol, ish-bashkëpunëtor i Pep Guardiolës.

9 Gusht 2024, 10:00 Nga DOSJA

MESIMI? Mikel Arteta i befason ‘topçinjtë’ e tij:

ANGLI - Që nga viti 2019 në krye të Arsenalit, Mikel Arteta i ka rikthyer ‘Topçinjtë’ në nivelet më të larta. Dy Community Shields u ngritën në qiell, me keqardhjen që nuk arritën të fitonin Premier League sezonin e kaluar me (2 pikë më pak se Manchester City në krye).

Ish-mesfushori spanjol ka shpikur gjithçka, për t'i mbajtur lojtarët e tij në rrugën e duhur, duke përfshirë edhe zbrazjen e xhepave në fshehtësi gjatë një darke ekipore. Detyra ishte që të ‘vidheshin’ sendet personale të Odgaard dhe shoqëruesve të tij, si celularë dhe portofola.

Gjatë darkës, sipas The Athletic, Arteta u kërkoi njerëzve të tij të zbraznin xhepat: shumë e gjetën veten pa sendet e tyre personale. Frika ishte e dukshme, me teknikun që shpjegoi futbollistëve më pas qëllimin e idesë së tij. Domethënë, spanjoli ka kërkuar t’u mësojë lojtarëve të tij të jenë vigjilentë në çdo moment të jetës së tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll