Sport

Frikë në Paris! Lyles vrapon me Covid, largohet nga pista me një karrocë me rrota...

Tebogo fiton medaljen e artë në garën e 200m, ndërsa amerikani merr vetëm medaljen e bronztë. Në vend që të festojë, ai ndihmohet nga mjekët...

9 Gusht 2024, 10:30 Nga DOSJA

Frikë në Paris! Lyles vrapon me Covid, largohet nga pista me një

FRANCE - Njeriu më i shpejtë në 200 metra është Tebogo i Botsvanës, me super kohën 19''46'.

Medalja e artë në 100 dhe 200 metra nuk i takoi Noah Lyles, i cili shpresonte të barazonte fenomenin Bolt. Amerikani është vetëm i treti. Një përpjekje e pabesueshme. 

Në fund të garës, kampioni i ‘Paris 2024’ në 100 metra rrëzohet në tokë. I rraskapitur, ai ulet dhe ndihmohet nga mjekët. Nuk duket diçka serioze, por shqetësimi për stafin e sprinterit është i madh dhe u kërkua ndërhyrja mjekësore.

Ndërkohë Tebogo ka një festë të madhe. Për Lyles pretendimi për medalje të arta në 100 dhe 200 metra mbetet vetëm një ëndërr që tashmë është zhdukur. Ai largohet nga pista me një karrocë me rrota dhe me maskë në fytyrë.

Frikë në Paris! Lyles vrapon me Covid, largohet nga pista me një

Pas garës, US Track and Field njoftoi se Lyles vrapoi 200 metra pas testimit pozitiv për Covid.  Sakaq, ish-kampioni olimpik, Michael Johnson, tani një komentues në BBC, kishte ngritur tashmë disa dyshime: "Ai sigurisht nuk ishte i dëmtuar, sepse nuk mund ta bëni këtë duke vrapuar me kohën 19''70 në 200 metra”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll