Sport

“Paris 2024”/ Valiev nuk kualifikohet për në zonën e medaljeve, mundësi i Shqipërisë gaboi në menaxhimin e epërsisë së tij…

Çermen Valiev nuk ia ka dalë të kalojë në gjysmëfinalet e “Paris 2024”. Mundësi shqiptaro-rus është mposhtur në çerekfinale nga uzbeku, Jazambek Jamalov.

9 Gusht 2024, 13:38 Nga DOSJA
“Paris 2024”/ Valiev nuk kualifikohet për në zonën e

FRANCE - Në ndeshjen për në turin çerekfinal, në peshën deri 74 kg., mundësi ynë Çermen Valiev kaloi shpejt në avantazh, duke marrë dy pikë. Por pastaj kundërshtari uzbek e ktheu situatën në favorin e tij me tre pikë, duke çuar rezultatin në 3-2.

Valiev barazoi rezultatin në fillimin e setit të dytë, ku vuri në vështirësi mundësin uzbek Jamalov. Si pasojë erdhën edhe dy pikë të tjera, falë një kapjeje që i dhanë një avantazh 5-3.

Por Valiev nuk ia doli ta menaxhonte këtë rezultat dhe kundërshtari uzbek mori tre pikë radhazi, duke e mundur 6-5, për të kaluar në gjysmëfinale.

Gjithsesi, tani fati i Valiev varet edhe nga ai i mundësit uzbek Jazambek Jamalov, i cili nëse shkon në finale, do të çonte mundësin tonë, që përfaqëson Shqipërinë, në ndeshjet për medaljen e bronztë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll